Lajme

21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 02 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 10 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

Në total numri i rasteve aktive është 441”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera