2024-ta e regjistrimit: Për 13 vjet, Kosova me 100 mijë banorë më pak

Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 01 January 2025
5 prilli i vitit që po e lëmë pas, shënoi hapjen e një procesi që nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë në Kosovë, ai i regjistrimit të popullsisë.
Një proces i tillë në vendin tonë, ishte bërë për herë të fundit, 13 vjet më parë, me fillim poashtu në prill, por 4 ditë më herët se i këtij viti, më 1 prill të 2011-tës.
Numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, sipas regjistrimit të kaq viteve më parë, doli të jetë 1.8 milion banorë.
Mirëpo, në këtë regjistrim nuk ishin të përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, ata të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut. Aso kohë, ata kishin refuzuar të bëhen pjesë e këtij procesi.
Sipas rezultateve të 2011-tës, 92.93 për qind e popullsisë janë shqiptar, ndërkaq pjesa tjetër i takonte komuniteteve që jetojnë në vend.
61 për qind e popullsisë në rezultatet e 13 viteve më parë, doli se jetojnë në zonat rurale, kurse 35 për qind nga ta, janë ekonomikisht joaktiv.
Por, rezultatet e procesit të filluar më 5 prill dhe të përmbyllur më 24 maj të vitit 2024, dolën të mos jenë ato që u pritën, sepse Kosova, doli t’i ketë mbi 100 mijë banorë më pak se në regjistrimin e vitit 2011.
Nga regjistrimi i bërë, ku ishte e përfshirë edhe diaspora, Kosova tashmë zyrtarisht ka 1.6 milionë banorë.
Në rezultatet e shpallura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës më 19 dhjetor të 2024-ës, doli se 21 për qind e popullsisë në vendin tonë, jetën e bëjnë nëpër banesa, shumicën prej të cilave po i blejnë.
Rezultatet treguan se për këto objekte banimi dominojnë banesat me pronësi me 92.8 për qind, derisa ato me qira dhe format e tjera mbesin të ulta me 5.3 për qind dhe 1.2 për qind, pra rrjedhimisht, kosovarët kanë ndryshuar edhe vendbanimet.
Nga 38.0 për qind, kalimi për jetesë nga fshatrat në qytete ka arritur në 50.2 për qind derisa numri që vazhdojnë të jetojnë në fshatra ka rënë nga 62 për qind në 49.8 për qind.
Ndryshe, në fillimin e këtij procesi, ASK-ja pati njoftuar se personat që refuzojnë të japin të dhënat e tyre për regjistruesit rrezikojnë një gjobë nga 30 deri në 2 mijë euro.
Sipas kësaj agjencie, informacioni i mbledhur shërben si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, sipas ASK-së, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

Të tjera
-
“Burri është ushtar”, Trump preket nga gazetarja ukrainase, premton sisteme patriot
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, pati një shkëmbim emocional mes Presidentit ...
-
Alaudin Hamiti flet për vizionin strategjik të Artmotion dhe suksesin e madh të Big Brother
Drejtori i Programacionit në Artmotion, Alaudin Hamiti, ka ndarë vizionin str...
-
Sëmundja “Gjuha e Kaltër”, AUV ndalon importimin e deleve dhe dhive nga Maqedonia
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se ka ndaluar importin e deleve ...
-
Rafuna paralajmëron protesta të ashpra, pasi ZRrE-ja nuk po i respekton vendimet e Gjykatës Komerciale
Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka deklaruar se do të ketë qindra ve...
-
“Isha sarkastik”: Trump pranon se s’e ndal lehtë luftën e Rusisë, ofron më shumë raketa për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se premtimi i tij i mëhershëm pë...
-
Trump: Përfundimi i luftës në Ukrainë ‘i vështirë’
Një gazetar nga televizioni kombëtar austriak e pyet Trump-in pse ende nuk ka...
-
Samiti i NATO’s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë gj...
-
Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafi*kim me nark*otikë
Gjykata e Apelit ka refuzur si të pabazuara ankesat e mbrojtjes së të dyshuar...
-
Trump merr meritat për rritjen e shpenzimeve të NATO-s: S’e di nëse e bëra unë, por mendoj që po
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar së është ai që qëndron pas vend...
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe re...
-
Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetjen ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin e ShBA-s...