Uncategorized

202 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 01 March 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 202.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19, nga 69 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,059 raste, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 646, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera