Lajme

202 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 27 February 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 202.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 raste të reja me Covid-19, nga 175 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 20 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,034 raste, kanë vdekur 3,208 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 624, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera