Lajme

2019 erdhi në disa pjesë të botës

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 31 December 2018

Viti i ri trokiti së pari në Samoa dhe Kiribati.

Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo që në kohen kur zgjodhi që ta kapercente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthyen në nje spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë si spektakli piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi.

-Advertisement-

Qielli i pastër lejoi vjet shijimin maksimalisht të ujvarës së dritave dhe ngjyrave të atij që konsiderohet si spektakli më i avancuar teknologjikisht. Por këtë radhë, qielli i ka tradhëtuar kremtuesit; një rrebesh shiu u përplas mbi mijëra njerezit e grumbulluar në Gjirin e Sidneit, i shoqëruar edhe nga vetëtima e rrufe, duke detyruar anullimin e një spektakli ajror në zonë.

Në Rusi, disa nuk kanë pritur mbërritjen e vitit të ri, por i kanë nisur kremtimet me zhytje në ujrat e akullta në një plazh të Vladivostokut.

Në Londër, turma të mëdha njerëzish do ta presin ndërrimin e viteve në brigjet e lumit Tamiz; ndër vendet e fundit të globit që presin trokitjen e vitit të ri do të jenë ishujt amerikane Baker dhe Hauland Island, ku 2019-ta mbërrin mesditen e 1 janarit me orën europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera