2018-a, vit i pritjeve të mëdha për Maqedoninë
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 01 Janar 2018
Viti 2017, në planin politik, por edhe të zhvillimeve tjera, ishte ndër vitet më të rënda për Maqedoninë, pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Kriza politike, që ishte trashëguar nga viti 2016, mori përmasa dramatike me tensione dhe protesta të cilat u përshkallëzuan në dhunë të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill. Kësaj ngjarje të rëndë i kishin paraprirë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, të cilat prodhuan një shumicë të re parlamentare, që nuk njihej nga VMRO-DPMNE-ja e cila pas dështimit që pati për formimin e Qeverisë, e pengoi me të gjitha format e mundshme formimin e saj nga socialdemokratët dhe partitë shqiptare, duke çuar vendin në tensione të mëdha me pasojë pushtimin e Kuvendit nga protestuesit e mbështetur nga kjo parti që drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Shkaku kryesor për gjithë këtë situatë, që po rrezikonte stabilitetin e vendit, ishte afera e përgjimeve e publikuar nga opozita e që nxori në sipërfaqe vepra të rënda penale të ish-zyrtarëve, përfshirë ish-kryeministrin Gruevski dhe shumë ministra e funksionarë të tjerë.
“2017-a ka qenë vit i kthesave të mëdha në skenën politike. Përfundimisht u formuan organet që kishin dalë nga zgjedhjet e vitit 2016 dhe u bë ndërrimi i pushtetit. Kuptohet se vetvetiu ky fakt nuk paraqet garanci se Maqedonia është në rrugë të drejtë, por është kusht i domosdoshëm për të filluar proceset e stabilizimit politik të shtetit’’, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike dhe ish-deputet në tri përbërje parlamentare.
Nikolla Dujoski, njohës i rrethanave politike dhe profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, thotë se dhuna e 27 prillit është ngjarja më e rëndësishme që ka ndodhur në Maqedoni në vitin 2017, ngjarje kjo që sipas tij, i dha fund Gruevizmit, një qeverisje e cila sipas tij më shumë i ka sjellë dëm sesa të mira Maqedonisë.
’’Viti 2017 shënon fundin e qeverisjes së Gruevskit dhe formimin e Qeverisë së re të Zoran Zaevit. Ngjarjet e 27 prillit janë ato që asnjëherë nuk do të harrohen. Dhuna e përgjakshme tregoi se diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në një vend ku sundon diktatura, apo ku shteti është i robëruar. Ishte një provim shumë i madh, testohej e ardhmja e shtetit, se a do të mund të dalë nga gjendja e krijuar dhe sërish të ngritet si një shtet normal, që do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian’’, thotë Dujoski.
Sa i përket të ardhmes, ai beson se Qeveria ka shansin që të mësojë nga gabimet e kaluara dhe ta orientojë vendin aty ku synojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve të Maqedonisë, por se për arritjen e kësaj, megjithatë, sipas tij, duhet përmbushur edhe shumë kritere, para së gjithash atë që ka të bëjë me kontestin e emrit.
“Unë jam optimist se kësaj radhe, pra në vitin 2018, një pjesë shumë e mirë e këtyre çështjeve do të arrijmë t’i zgjidhim në të mirën e shteti. Por, shpresoj të kenë edhe mbështetjen e opozitës, e cila tani ka udhëheqësi të re, pa Gruevskin. Ajo duhet të ketë mësuar nga gabimet e kaluara dhe të jetë konstruktive kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit dhe të qytetarëve të saj”, thotë Dujoski.
Nga ana tjetër, analisti Naser Zyberi thotë se 2018-a do të jetë vit i pritjeve të mëdha sepse kthesat e vitit 2017, sipas tij, duhet të japin frytet në këtë vit që sapo kemi hyrë.
“2018-a, pra do të jetë vit kur qytetarët do të presin rezultate konkrete nga pushteti i ri, që ligjet të vlejnë njësoj për të gjithë, si për personat për të cilët ekzistojnë dyshimet që kanë qenë të inkriminuar, ashtu dhe ndaj atyre që është bërë padrejtësi në procese të ndryshme gjyqësore, si rastet ‘Sopoti’, ‘Monstra’, por edhe rasti i Kumanovës. 2018-a do të jetë rast për pushtetin e ri që të dëshmohet se e ka seriozisht procesin eurointegrues dhe se do të gjejë mekanizma për të dalë, për të zgjidhur kontestin e emrit”, thotë Zyberi.
Si Zyberi, ashtu edhe Dujoski, presin angazhim nga Qeveria edhe për aspektet ekonomike, duke marrë parasysh premtimet e saj të shumta për luftimin e varfërisë dhe ngritjen e standardit të qytetarëve.(REL)

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































