Sport

2017-a, viti i Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 01 January 2018

Real Madridi u shpall kampion i Evropës për herë të dytë radhazi.

Gjiganti spanjoll triumfoi në finale kundër Juventusit me rezultatin 4:1.

Cristiano Ronaldo kishte shënuar dy gola, kurse nga një për madrilenët i kishin realizuar edhe Casemiro dhe Marco Asensio.

-Advertisement-

Golin e vetëm për Juventusin e kishte realizuar Mario Mandzukic.

Image result for real madrid champions league

Europa League

Manchester Unitedi fitoi trofeun e Ligës së Evropës pas triumfit kundër Ajaxit me rezultatin 2:0.

Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan shënuan golat për fitoren e djajve të kuq në këtë kompeticion.

Image result for man utd europa league

Kampionati botëror për klube

Real Madridi fitoi për herë të dytë radhazi Kupën e Botës për Klube.

Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane së pari fitoi në gjysmëfinale kundër Al-Jaziras me rezultatin 2:1 falë golave të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Balet.

Kurse në finale kundër Gremios triumfoi me rezultatin e ngushtë 1:0 me golin e Ronaldos

Topi i Artë

Ylli i Real Madridit dhe i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, fitoi “Topin e Artë” si futbollisti më i mirë për herë të dytë radhazi.

Image result for ronaldo ballon d'or 2017

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera