200 raste u diagnostifikuan me kancer në gji gjatë këtij viti
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 03 October 2018
Në tetëmujorin e këtij viti, në Kosovë janë paraqitur 225 raste të reja me kancer në gji. Këto janë të dhënat zyrtare nga Instituti Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Derisa viti 2017 është përmbyllur me 325 raste të reja me kancer në gji, duke shënuar kështu kancerin më të shpeshtë në vend.
Kështu thotë onkologu Ekrem Hyseni, njëherësh drejtor i Institutit Onkologjik. Megjithëkëtë, krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë, numri i të prekurve me kancer në gji, është shumëfish më i vogël në Kosovë.
“Kjo tregon se është stabilizuar raportimi dhe tendenca jonë është zbulimi i hershëm. Gjithashtu është bërë qasja më e lehtë e grave në diagnostikim. Sa i përket numrit të rasteve të reja brenda vitit, krahasuar me numrin e rasteve të reja nëpër botë, në vend është pesë herë më i vogël numri i të prekurve se për shembull në Maqedoni, dhe dhjetë herë më e vogël se në Slloveni. Po e bëj e këtë krahasim, pasi që numri i banorëve është përafërsisht i njëjtë”.
“Nuk është shqetësuese, ndonëse kemi nevojë ta fusim në funksion skreningun e kancerit të gjirit, dhe do të na ndihmonte që të zbulojmë edhe më herët, pasi zbulimi i hershëm është mjekim më i lehtë, kosto më të vogël dhe mjekimi shumë më efikas”, thotë Hyseni.
Ndërkaq, sa i përket furnizimit me barna për trajtimin e kancerit të gjirit, Hyseni thotë se prej vitesh është stabil sa i përket furnizimit me barna esenciale, pasi i është dhënë prioritet kësaj sëmundjeje.
“Sa i përket furnizimit me barna është stabil, me mungesë të vetëm një ilaçi prej vitesh, në mungesë të ofertimit të kompanive për të ofruar këtë ilaç. Pra, mund të them se pacientëve nuk u bie të shpenzojnë për këtë sëmundje, pasi i trajtojmë brenda klinikës”, shprehet Hyseni.
Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, e cila është formuar 11 vjet më parë, në vazhdimësi ka lobuar për t’i vetëdijesuar gratë për kontrolle të shpeshta dhe diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit.
Nafije Latifi, drejtuese e kësaj qendre, thotë se muaji tetor është muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit, dhe tash e 11 vjet, gjatë këtij muaji organizohen manifestime të shumta për gratë, në luftë kundër kancerit.
“Gjatë muajit tetor kemi pasur bashkëpunim edhe me shoqatën e onkologëve duke organizuar punëtori nëpër Kosovë, ku do të ketë ligjërata për gratë. Një numër shumë i madh i grave marrin pjesë, pra rreth 100 gra në çdo komunë. Aty gratë mësojnë rreth sëmundjes dhe diagnostikimit të hershëm”, tha Latifi.
Sidoqoftë, gjatë muajit tetor reparti i Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ofron mamografi falas për gratë pas orarit të punës.
Ndërkaq, në mungesë fondesh për të mbijetuarat e kancerit të gjirit, organizata “Jeta/Vita”, këtë vit ka ndërmarrë një fushatë së bashku me donatorët që dëshirojnë t’i ndihmojnë kësaj kategorie të shoqërisë. Kjo qoftë përmes sms-ave, e që një i tillë kushton 1 euro.
Ndërkaq, fondi i mbledhur nga kjo fushatë, që zgjatë deri në fund të muajit tetor, do të shfrytëzohet për gratë që janë të prekura nga kanceri i gjirit, të cilave, përpos barnave të nevojshme, do t’u blihen edhe proteza të gjirit dhe me këtë fond do t’u mundësohet fizioterapia, e të tjera.
Ndryshe, nga hulumtimet dhe të dhënat botërore që i ka prezantuar Bordi Nacional i Kancerit në Kosovë, thuhet se në botë janë 14 milionë raste të reja në vit me kancer, derisa parashihet që deri në vitin 2030, numri i rasteve me kancer të arrijnë shifrën prej 21.7 milionë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































