200 euro për punëtorët e sektorin privat, këto janë kërkesat e Dhomës së Tregtisë për Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 02 November 2022
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon po ashtu nga Qeveria dhe Kuvendi që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën 200 euro, ashtu siç është duke iu dhënë punëtorëve të sektorit publik, pasi këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, në një konferencë për media, tha se sipas vendimit të Qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht se ata i kanë pagat më të larta së në sektorin privat.
Krasniqi shtoi se punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike. Me anë të vendimit të Qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht që i kanë pagat më të larta së në sektorin privat dhe gjithashtu punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat”, tha ai.
Krasniqi tha se realizimi i kësaj mase në bazë të analizave që është duke i bërë DHTIK, rezulton të jetë shumë e vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve. Kjo për arsye se punëdhënësit e sektorit privat e që është shumicë, si rezultat i mospërkrahjes së mjaftueshme nga ana e shtetit, e cila është më e vogla në rajon dhe Evropë, po e kanë shumë të vështirë t’i mbajnë punëtorët në punë e mos të flasim për ngritjen e pagave.
Kjo për arsye se bizneset janë duke hasur në shumë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare, në mënyrë që të mos te vije deri tek falimentimi.
Ai tha se biznesi në vazhdimësi ngritë pagat në bazë të mundësive që i ka, dhe që është e ndërlidhur me sektorët, kërkesën e tregut, kapacitetet e tyre dhe politikat fiskale që ofron shteti.
“Fatkeqësisht, reagimi i Qeverisë është shumë i ngathtë dhe shumë i ngadalshëm dhe nuk është në përputhje me nevojat dhe kërkesat e bizneseve në këtë kohë. Natyrisht se jemi duke pritur, jemi në konsultime të vazhdueshme me bizneset dhe në bazë të kësaj situate do të shikojmë edhe veprimet tjera lidhur me mos reagimin qeveritar. Po shpresojmë që kryeministri do të gjejë kohë që të merret me shtyllën kryesore të vendit, që është zhvillimi. Dhe shtylla kryesore e zhvillimit, është biznesi. Kur biznesi ka sfida, ka probleme, shteti e punëtorët të gjithë kemi probleme. Mos zhvillimi i vendit dhe mos rritja e punësimit në krahasim me nevojat që janë. Janë rreth 400 mijë të punësuar nga 1.2 milion qytetarë në moshë pune, ndërkohë që vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut kanë mbi 800 mijë të punësuar me popullatë të njëjtë, kjo ndodhë si rezultat i politikave të tyre më të mira që i kanë”, tha ai.
Megjithatë, Krasniqi thekson se shkelje të njëjta të të drejtave të punëtorëve janë bërë edhe me fillimin e pandemisë.
“Shkelje të njëjta të të drejtave të punëtorëve janë bërë edhe me fillimin e pandemisë në vitin 2020, ku punëtorët e sektorit privat që mbeten pa punë si rezultat i ndalesave të punës nga ana e Qeverisë, për muajin mars morën nga 170 euro, në fund të muajit prill, ndërsa për muajin prill i morën në shtator pavarësisht që pagat e tyre kanë qenë 400, 500 apo 1000 euro, ndërkohë që punëtorët e sektorit publik, edhe pse mbi 80 për qind e tyre nuk kanë punuar gjatë vitit 2020 dhe 2021, kanë marrë pagat e plota nga ana e buxhetit të Kosovës. Konsiderojmë se kjo është shkelje e rëndë kushtetuese e të drejtave të qytetarëve dhe punëtorëve, dhe institucionet përkatëse do të duhej të merren me këto çështje”, tha ai

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...