Lajme

20 vjetori i vdekjes, homazhe për Princeshën Diana

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 31 August 2017

Dy dekada më vonë, tuneli Alma në Paris mban ende shenjat e ngjarjes tragjike që tronditi botën, vdekja e princeshës Diana. 

Skulptura e flakës, e cila qëndron mbi vendin ku limuzina e Lady D u përplas natën mes 30 dhe 31 gushtit të vitit 1997, u krijua si një imitim i statujës së Lirisë ne Nju Jork. Por që prej asaj dite ajo u kthye në një memorial për atë që njihej si ‘princesha e popullit’.

Gjate gjithë vitit turistët që vizitojnë kryeqytetin francez, ndalojnë edhe tek statuja ku shkruajnë edhe mesazhe për Dianën.

-Advertisement-

“Kur mësova fillimisht lajmin u trondita shumë, dukej si shaka…Diana ndryshoi mënyrën se si populli britanik ndihej kundrejt monarkisë, pasi njerëzit e deshën shume atë’, u shpreh një turiste.

“Më kujtohet hijeshia e saj, martesa e mrekullueshme të cilën e ndoqa bashkë me nënën time. Ajo ishte pjese e fëmijërisë sime, një shembull për t’u ndjekur”, thotë një tjetër.

Ndryshe nga 10 vjetori i vdekjes kur u mbajt një ceremoni e madhe përkujtimore ku morën pjesë Mbretëresha Elizabeta e 500 të ftuar homazhet me rastin e 20-vjetorit do të jenë të thjeshta e personale.

Një memorial i ri me trëndafila dhe lule të tjera të preferuara të princeshës është ndërtuar në kopshtin e bardhë në Pallatin e Kensingtonit. Princat William dhe Harry i bënë homazh nënës së tyre, pikërisht aty.

Jashtë pallatit qytetarët britanikë vendosën lule e lanë mesazhe për princeshën e ndjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera