Lajme

20 vjet të mjekësisë familjare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 13 September 2019

“Sektori i shëndetësisë ka pasur shumë probleme, si personeli shëndetësor ashtu edhe pacientët, dhe nëse nuk kemi intervenuar në dy aspektet, atëherë nuk do të ketë cikël pozitiv të favorshëm për dy palët”, tha Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke theksuar se MSh-ja ka krijuar një zinxhir të investimeve në tre nivelet e kujdesit shëndetësor.

Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Republikës së Kosovës shënoi sot 20-vjetorin e themelimit, duke mbajtur Konferencën e 6-të ndërkombëtare të Mjekësisë Familjare: “Mjekësia e bazuar në dëshmi”.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se sektori i shëndetësisë ka filluar përmirësimin, por që duhet ngritet edhe më tej me ndihmën e të gjithëve.

-Advertisement-

“Sektori i shëndetësisë ka pasur shumë probleme, si personeli shëndetësor ashtu edhe pacientët, dhe nëse nuk kemi intervenuar në dy aspektet, atëherë nuk do të ketë cikël pozitiv të favorshëm për dy palët”, tha Ministri Ismaili.

Ai u tha mjekëve familjarë se ata kanë punuar dhe e kanë mbajtur sektorin e shëndetësisë për një periudhë të gjatë me paga që nuk kanë qenë reflektim i punës së tyre.

“Prandaj, qëllimi im ka qenë për të krijuar nja paqe, mirënjohje e mirëqenie nëpërmjet pagave më të mira për personelin shëndetësor dhe duke vazhduar me investime në mjekësinë familjare, pastaj edhe në nivelin sekondar dhe terciar, pra duke krijuar një zinxhir të investimeve në gjitha nivelet”, tha Ismaili.

Kryetari i konferencës, dr. Zejdush Tahiri, tha se roli i punëtorëve shëndetësor është unik ngase kujdesen për shëndetin e shumicës së popullatës. “Ne përpiqemi maksimalisht ta bëjmë më të mirën tonë, të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira por nuk jemi të përkryer por jemi krenarë që kemi filluar para 20 vjetëve dhe ja ku jemi sot, kemi bërë përparime të dukshme dhe kemi 700 mjekë specialistë”, tha ai.

Në emër të Ambasadës Zvicerane dhe Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë ka përshëndetur zv.drejtori  Bernard Solan,  i cili ka vlerësuar se kujdesi parësor është gurthemeli i çdo sistemi cilësor dhe është mënyra për të përmirësuar shëndetin e popullsisë. Ai tha se përmes projektit AQH (Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm), SDC angazhohet të stimuloj Kujdesin Parësor Shëndetësor, me theks përfshirjen në shërbime të popullatës së cenueshme.

“Faza e projektit 4 vjeçar ka filluar në 2016 dhe mbyllet në nëntor të këtij viti, projekti do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera dhe  faza e dytë do të fillojë në janar të 2020”, tha Solan.

Konferenca është përshëndetur edhe nga dr. Mike Holms nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm të Mbretëërisë së Bashkuar (RCGP), që është akredituese e programit të specializimit të Mjekësisë familjare në Kosovë, pastaj nga dr. Shlomo Vinker (ËONCA) dhe përfaqësues të asociacioneve të tjera ndërkombëtare.

Konferenca “Mjekësia e bazuar në dëshmi” do t’i vazhdojë punimet edhe nesër me prezantime të profesionistëve mjekësor nga Kosova dhe vende të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera