Rozë

20-vjeçarja tregon historinë e dhimbshme të familjes: Babai e lidhte nënën në krevat me litar dhe e rrihte

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 07 November 2021

Ditën e sotme “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në studio historinë e Elsonës, një vajzë e re 20-vjeçare.

Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, ajo tregon historinë e familjes. Elsona është fëmija i dytë pas një djali dhe 2 djemve të tjerë pas saj.

Martesa me shkuesi e nënës së saj, Angjelinës nuk ka qenë aspak e lumtur. U desh vetëm një vit që Angjelina të ishte viktimë e dhunës për shkak të alkoolit që bashkëshorti konsumonte.

-Advertisement-

Gjatë shtatzënisë me njërin nga djemtë, ai e ktheu te prindërit e saj ku nuk gjeti mbështetjen e duhur dhe nëna e Elsonës detyrohet të shkojë sërish te bashkëshorti. Asgjë nuk ndryshoi, Elsona tregon se ajo ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të dhimbshme.

Elsona: Kanë filluar torturat që në atë kohë dhe ka pasur shumë raste që i kam parë vetë.

Ardit Gjebrea: I ke parë vetë? Ke qenë dëshmitare?

Elsona: Po, kam qenë dëshmitare. Ka qenë një rast, se babi sa herë pinte, vinte në shtëpi dhe i gjuante direkt mamit, shumë.

Ardit Gjebrea: Edhe në syrin tuaj?

Elsona: Po, i gjuante shumë dhe mami vetëm binte në tokë e nuk ndiente asgjë. Ka pasur raste e ka lidhur në krevat me litar, e rrihte shumë.

Ardit Gjebrea: Po ju çfarë bënit?

Elsona: Ne ishim të vegjël, unë mundohesha ndonjëherë të ikja fshehurazi ta zgjidhja mamin, të bëja ndonjë gjest, por ai më shtynte, më gjuante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera