20-vjeçarja nga Prishtina që jeton me 28 qen
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 30 April 2021
Dhunimi i kafshëve është një fenomen shqetësues në Shqipëri, pasi denoncime te tilla janë bërë nga qytetarët shpesh në rrjetet sociale edhe në qytetet e tjera në rrethe si Pogradeci, Bulqiza, Gjirokastra ku kanë qarkulluar foto dhe video të dhjeta qenve të ngordhur nga helmimi.
Kjo temë është komentuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje live nga Kosova, ishte një 20-vjeçare e cila ka 28 qen.
Ajo është Artina Selimi nga Prishtina, familja e së cilës e ka kthyer në tradite familjare prej 39-vitesh kultivimin e kafshëve kryesisht të qenve. Ata kujdesen për kafshë të ndryshme si qen, mace shpezë.
Kafshët i shesin duke i zgjedhur me kujdes familjet në mënyrë që të jenë familje që janë në gjendje të kujdesen për ta. Së fundmi ata kanë strehuar një qen endacak nga Shqipëria,Tirana (Skubi) i cili nëse nuk do ishte strehuar nga familja do ishte vrarë nga Bashkia.
Reklamë
“Unë kam 28 qen që i kam marrë nga rrugët e Kosovës, e një ma kanë sjellë nga Shqipëria. Një aktiviste, nuk e mbaj mend se e ka marrë nëna ime.
Bashkia e Tiranës ka dashtë me e vra qenin dhe aktivistët e kanë marrë në arrati, ka qenë edhe kohë pandemie. E kanë gjetur transportin dhe e kanë sjellë te ne.
Unë me mamin jemi kultivuese. Mami ka 39 vite që merret me këtë punë. Me mundësitë që ne kemi, shpëtojmë qentë që të mos bien në duart e gabuara”, tha Artina Selimi.
Sipas saj nuk shkojnë shumë shpenzimet, pasi ushqimet i bëjnë vetë, nuk i marrin të gjitha të gatshme në dyqan.
“Nuk shkon shumë. 100-200 euro në një mua”, tha e reja, e cila shtoi: “Më mirë të rrish me një qen se sa me një njeri. Stresin që ta sjellin njerëzit, kurrë nuk ta sjellin kafshët”.
Të tjera
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...