Lajme

20- vjeçarja nga Peja dhunohej nga vjehrri e rrihej nga burri, Prokuroria kërkon paraburgim për dhunuesit

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 20 September 2020

Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë. Një 50-vjeçar nga ky qytet dyshohet se për muaj me radhë e ka dhunuar seksualisht një vajzë të moshës 20-vjeçare e cila kishte reja e tij, pra e martuar me djalin e këtij 50-vjeçari. Viktima, përpos dhunës seksuale nga vjehërri, në mënyrë sistematike ishte rrahur edhe nga burri i saj. Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit, bab e bir. Ndaj të dyshuarve, Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim, shkruan Express.

Me këtë rast tashmë janë duke u marrë organet e hetuesisë kosovare. Viktima është sistemuar në shtëpi të sigurtë.

Ndërkohë ajo rastin fillimisht në polici e kishte lajmëruar për dhunë në familje. Dhunë të cilën ajo dyshohet se e kishte pësuar nga burri i saj.

-Advertisement-

Por gjatë intervistimit nga ana e policisë ajo ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dhunohej seksualisht nga babai i burrit- vjehërri i saj për muaj me radhë.

Të parin, policia e Kosovës e ka arrestuar burrin e viktimës i cili tashmë gjendet në mbajtje.

Ndërkohë një ditë më pas, të shtunën u arrestua edhe vjehërri i 20-vjeçares me dyshimet se e ka keqpërdorur seksualisht viktimën në fjalë.

Të dy këta, babë e bir gjenden në ndalim.

Gazeta Express ka biseduar për këtë rast edhe me prokurorin e kësaj lënde, Ersan Qavollin. Ai ka shpjeguar se kanë kërkuar një muaj paraburgim për këta dy të dyshuar.

Seanca e parë dëgjimore për këtë rast pritet që të mbahet sot në ora 12:00.

“Mund të ju konfirmojë se ne tashmë kemi arrestuar të dy të dyshuarit. Për të njejtit nën dyshimin për dhunim si dhe dhunë në familje, kemi kërkuar një muaj paraburgikm. Senca dëgjimore për këtë rast pritet të mbahet sot”, ka thënë ai.

Prokurori tutje njofton se të parin e kanë arrestuar burrin e viktimës e më pas vjehërrin e saj.

“Hetimet për këtë rast i kemi fillu që disa muaj. Viktima është e frikësuar. Të shtunën e kemi arrestuar vjhërrin e saj e burri është arrestuar të premtën. Të dyshuarit janë në ndalim 48-orësh”, ka deklaruar për Express prokurori i këtij rasti.

E ndërkohë, shifrat sa i përket dhunës ndaj garave janë rritur shumë muajve të fundit në Kosovë. vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti në vend janë shënuar 6 viktima nga dhuna në familje.

Ndërsa 56 të tjera i shpëtuan tentimvrasjes në nëntë muajt e fundit.

Rajoni në të cilin janë raportuar më së shumti vrasje, është rajoni i Prishtinës me gjithsej pesë vrasje, duke u pasuar me katër vrasje në rajonin e Prizrenit dhe Ferizajt, ndërsa me nga dy vrasje në rajonin e Pejës dhe Gjilanit.

Edhe për kah rastet e tentimvrasjeve në vitin 2020, prin rajoni i Prishtinës, me gjithsej 25 tentimvrasje të raportuara, tetë në rajonin e Pejës, shtatë në rajonin e Gjilanit, gjashtë në rajonin e Ferizajt, katër në rajonin e Prizrenit, katër në rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe dy në rajonin e Gjakovës.

Ndonëse rastet e dhunës në familje të cilat përfundojnë me fatalitet në Kosovë janë të shpeshta, dënimet që marrin dorasit nuk janë shumë të pranuara për shoqërinë kosovare.

Së fundmi reagime të shumta ngriti vendimi për uljen e dënimit të Pjetër Ndrecajt, burrit që vrau bashkëshorten e tij, Valbona Marku dhe vajzën e tyre të mitur, Klara Ndrecaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera