Rozë

20 vajza akuzojnë aktorin e njohur për ngacmime seksuale

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 03 May 2021

Aktori dhe regjisori britanik, Noel Clarke, tha të premten se ai do të kërkonte ndihmë profesionale për të ‘ndryshuar në të mirë’, pasi është akuzuar nga 20 femra për ngacmim seksual e po ashtu edhe për bullizëm.

Clarke, i cili luajti në “Doctor Who” dhe krijoi trilogjinë e filmit “Kidulthood”, “Adulthood” dhe “Brotherhood”, mohon të ketë bërë një gjë të tillë.

“Raportet e fundit, megjithatë, ma kanë bërë të qartë se disa nga veprimet e mia kanë prekur njerëzit në mënyra që unë nuk i kisha ndërmend”, tha ai në një deklaratë. “Për ata individë, më vjen keq. Unë do të kërkoj ndihmë profesionale për të edukuar veten dhe për të ndryshuar për mirë”.

-Advertisement-

Clarke, 45 vjeç, bëri deklaratën një ditë pasi The Guardian publikoi tekstin për akuzat që bënë 20 gra për sjellje seksuale, sjellje të papërshtatshme, ngacmime etj.

Pas akuzave, Akademia e Filmit në Britani pezulloi anëtarësimin e Clarke dhe çmimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm në kinema, dhënë atij në fillim të këtij muaji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera