Lajme

20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 17 September 2020

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 20 pacientë me COVID-19. Prej tyre 11 janë në oksigjenoterapi dhe 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe një është në respirator.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë shëruar nga virusi korona.

“4 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 11 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Të tjera