20 muaj i izoluar, Frashër Krasniqi për pak orë shijon lirinë
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 28 July 2017
E premtja ishte dita kur ai kishte vendosur të dalë nga shtëpia dhe të shkojë, për t’u regjistruar si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.
Por jo si të gjithë deputetët e tjerë. Atij i mungon liria dhe se duhet t’i nënshtrohet procedurave të veçanta, për të arritur në hollin e Kuvendit, ku do të ketë ka punën e tij të re prej deputeti.
Ky është deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, i cili edhe pse nga arresti shtëpiak, nuk i mungon entuziazmi se nga ulësja e deputetit, do të kërkojë drejtësi për të dhe shokët e tij.
E teksa ia ka mësyrë Kuvendit të Kosovës, e shijon lirinë e tij të pjesshme, duke ecur për pak orë apo minuta lirshëm nëpër qytet. Teksa shijon për pak kohë rrezet e diellit, vështron kafenetë përreth dhe sheshin e qytetit, se mos ka ndodhur ndonjë ndryshim, që ai mund të mos e ketë parë, pasi që pjesën më të madhe të kohës, e kalon mes katër mureve.
“Ka një kohë të gjatë, që nuk kam dal fare në qytet, për shkak të masës së arrestit shtëpiak. E njëjta vlen dhe për tre aktivistët e tjerë Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të cilët ende bashkë me mua jemi nën arrest. Normalisht që nuk do të jetë dhe aq e lehtë duke i pasur parasysh të gjitha procedurat që kërkohen, për të kërkuar leje vazhdimisht për secilën seancë. Mendoj që kjo është vazhdim i një padrejtësie e cila është duke iu bërë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje tash e një vit, që po mbahen pa asnjë faj në masën e arrestit shtëpiak. Normalisht që nuk është pjesa më e vështirë nuk lidhet me mua, sepse megjithatë do të dal ngapak që të vijë nëpër seanca sa herë që të më japin leje. Pjesa më e vështirë vazhdon të mbetet për Adean, Atdheun dhe Egzonin. Sidomos për Atdheun i cili është në burg. Ndërsa Adea dhe Egzoni në arrest shtëpiak. Prandaj unë do të shfrytëzoj Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të mos ndalem asnjëherë së kërkuari drejtësi edhe për rastin tonë, e veçanërisht drejtësi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, shokut dhe aktivistit tonë”, tha Krasniqi për KosovaPress.
Megjithëse i mungon liria që kishte dikur, nuk i munguan votat e qytetarëve, të cilët e deshën atë që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës. E për këtë thotë se ndjehet mirë, pasi që sipas tij me votat e tyre, populli tregoi se nuk u besojnë montimeve dhe të pavërtetave, që janë bërë ndaj tyre.
“Për mua fakti që qytetarët e Republikës së Kosovës, fillimisht e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë masive, pastaj më kanë votuar edhe mua si deputet nga arresti shtëpiak, tregon që populli i Kosovës ka vendosur të mos i besoj montimeve dhe të pavërtetave që i ka bërë ‘klani Pronto’, përmes gjykatave të cilat i ka kapur. Pra qytetarët e Kosovës, kanë vendosur t’i besojnë të vërtetës, që është thënë prej Lëvizjes tash e shumë kohë dhe veçanërisht të vërtetës në lidhje me pafajësinë tonë, në raport me rastin për të cilin akuzohemi. Kështu që unë mendoj që ky është një legjitimim i asaj, që ne e kemi thënë deri tash. Dhe në anën tjetër është një shuplakë për Gjykatat e kapura të cilat kanë montuar dhe vazhdojnë të montojnë raste ndaj aktivistëve të lëvizjes VV”, tha Krasniqi.
Teksa flet për gëzimin e madh për fitoren e VV-së në zgjedhjet e fundit, thotë se ka qenë e vështirë që të mos e shijojë këtë gëzim nga afër, së bashku me aktivistët e tjerë, për subjektin për të cilin kanë punuar një kohë të gjatë. Megjithatë pohon se kjo nuk ia ka zbehur aspak kënaqësinë që ata përjetuan, për fitoren e partisë së tij.
“Normalisht që ka qenë e vështirë mos me qenë pjesë e fitores së subjektit, për të cilin ke punuar një kohë shumë të gjatë. Nuk ka qenë e vështirë veç për mua. Ka qenë e vështirë dhe për tre aktivistë të tjerë, që janë nën arrest shtëpiak. Mirëpo kryesorja është që Lëvizja VV ka fitu, e ka dyfishuar numrin e votave. Ka dalë subjekti i parë në Kosovë dhe kjo e tejkalon pakënaqësinë e mos pjesëmarrjes sonë në festë. Sepse ka qenë kënaqësi edhe pse s’kemi mujt me marrë pjesë”, tha Krasniqi.
Edhe pse Gjykata i ka dhënë leje që të dalë nga shtëpia nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 15:00 të pasdites, ai nuk mundi të paktën ta shijojë as dhe një kafe në qytetin e tij, në të cilin lëvizte lirshëm dikur. Pasi që atij i është dhënë leja të shkojë vetëm nga shtëpia në Kuvend dhe anasjelltas. Thotë që sapo t’i përfundojë procedurat e regjistrimit, do të vazhdojë rrugën për në banesën e tij dhe se nuk mund të ndalet për asnjë moment në ndonjë lokacion tjetër, apo të shijojë një kafe me shokët e tij. E kjo mungesë e lëvizjes së tij të lirë, atij i dukej situatë e ngjashme në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të izoluar që një kohë të gjatë. Por shpreson që një ditë jo të largët, këtij procesi të padrejtë që po ushtrohet ndaj tij dhe shokëve të tij do t’i vie fundi.
“Sipas udhëzimit të Gjykatës nuk kam të drejtë. Kam të drejtë vetëm me shku vetëm prej banesës në Kuvend dhe prej Kuvendit në banesë…Unë mendoj që faktikisht kjo është, normalisht nuk është saktësisht e njëjtë, por kjo është pak a shumë gjendja e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është izolim total, është pamundësi totale, është mungesë e prosperitetit, mungesë e shpresës dhe mendoj që nga kjo gjendje nuk bënë përjashtim as situata ime, e cila është simptomë e një gjendje të tillë të padrejtë. Normalisht që është e vështirë me ec nëpër qytet, e mos me mujt me u ndal, mos me mujt me shku ka të kesh qejf në fund të fundit. Mirëpo mendoj që edhe këtij procesi të padrejtë, shumë shpejtë ka me i ardh fundi. Dhe ata të cilët kanë montuar ndaj aktivistëve të Lëvizjes VV kanë me mbajt përgjegjësi, përveç historike, politike dhe penale e juridike”, tha ai.
E teksa bëhet gati të kthehet e të vazhdojë jetën mes mureve të shtëpisë së tij, thotë se masa e arrestit shtëpiak ndaj tij dhe shokëve të tij, nuk ka kurrfarë kuptimi dhe se kjo duhet të marrë fund.
Frashër Krasniqi është në mesin e 32 deputetëve të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Ai akuzohet për sulm ndaj Kuvendit të Kosoëvs në gushtin e vitit të kaluar. Bashkë me të Prokuroria akuzon edhe Ardhe Arifin, Egzon Haliti dhe Adea Batusha. Ndërsa i akuzuari tjetër Astrit Dehari ka vdekur në rrethana ende të paaqaruara më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...