Lifestyle

20 mijë usd për një tufë flokësh/ Do shiten në ankand flokët e Beethoven

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 June 2019

Nën çekimin e shtëpisë së ankandeve Sotheby do të jetë këtë radhë një tufë e konsiderueshme flokësh të gjeniut të muzikës, Ludwig van Beethoven, të cilën kompozitori i madh gjerman e kishte prerë vetë për t’ia dhënë një mikut të tij pianist në 1826.

Tufa llogaritet të shkojë tek gati 20.000 dollarë, megjithatë drejtori i librave dhe dorëshkrimeve në Sotheby’s, Simon Maguire, nuk e përjashton mundësinë që ajo të arrije një çmim edhe më të lartë se kaq.

“Tashmë ka pasur mjaft interes,” është shprehur ai. Maguire rrëfeu dhe historinë interesante që rrethon këtë tufë flokësh; pianisti austriak Anton Halm e kishte kërkuar sipas tij për t’ia dhënë të shoqes si dhuratë në formë kujtimi nga një kompozitor i atyre përmasave; por në vend të asaj që pretendonte Halm, shërbëtori i Beethoven kishte dërguar në vend flokët e një dhie, duke e zemëruar kompozitorin.

-Advertisement-

Bethoveni ishte çuar e kishte prere vetë një tufe të mirë nga flokët e tij në pjesën e pasme të kokës, të cilën e kishte mbështjellë në një copë letër e ia kishte dhënë pianistit“.

Halm e ruajti me kujdes e më vonë ia dha nxënësit të vet, Julius Epstein, i cili ishte profesor pianoje në Konservatorin e Vjenës. Sotheby’s ka nxjerrë në të kaluarën në ankand një tufë më të vogël flokësh teë Bethovenit, marrë ne shtratin e tij të vdekjes si dhe flokë të kompozitorëve të tjerë të mëdhenj, Ëolfgang Amadeus Mozart dhe Frederic Chopin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera