20 mijë serbë do të kthehen në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 12 September 2017
Hyrja e Listës Serbe në Qeverinë e Ramush Haradinajt nuk është pritur mirë nga subjekte politike në veri të Kosovës dhe në Serbi. Ka edhe shumë qytetarë serbë të cilët kanë kritikuar vendimin e Listës Serbe për “t’u bashkuar me Ramushin”, me arsyetimin se në Qeverinë e “krahut të luftës” është hyrë për shkak të 90 për qind të votave të serbëve që ka fituar Lista Serbe në zgjedhjet e 11 qershorit. Njëri prej serbëve, Kuslo Guster, ka thënë se Lista Serbe përpiqet të “nxirret” para serbëve me gënjeshtra, transmeton zeri.info.
“Njerëz, mos u mashtroni dhe mos lejoni që të na rrejnë. E para, nga formimi i ‘Zajednicës’ nuk ka asgjë. Edhe vetë ish-kryeministri Vuçiq, i cili tani është president, pas një takimi në Bruksel pati thënë se që nga nesër fillon formimi i ‘Zajednicës’, por e shihni që ajo deklaratë e tij ka qenë një gënjeshtër.
Edhe atij i pati premtuar Thaçi, siç po u premton tani Haradinaj për ‘Zajednicen’ dhe për çështje tjera. Edhe ajo që thoni se i keni fituar votat e 90 për qind të serbëve është gënjeshtër e pastër, pasi që 10 për qind jeni ju të Listës Serbe, 10 për qind janë të rinj, të cilëve u keni premtuar punësim, 20 për qind janë punëtorë të komunës, të arsimit dhe të shëndetësisë, të cilët i keni kërcënuar me largim nga puna. E kjo pra është e vërteta, ndërsa 100 për qind gënjeshtër e juaj”, është shprehur ai, transmeton zeri.info.
Listën Serbe për hyrje në Qeverinë e Ramush Haradinajt e ka kritikuar edhe Partia e Serbëve të Kosovës, PSK-ja, e cila udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq./Zeri/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































