Lajme

20 mijë euro për ti lyer armët e FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 22 March 2018

Deri tu vije municioni, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës vetëm mund ti pastrojnë armët. Për këtë punë Ministria që udhëheqë me FSK-në, do të blejë 1,110 litra vaj për pastrimin e armëve dhe 500 copë sprej për pastrimin e armëve, shkruan Infokusi.

Në tenderin që ka shpallur ky institucion, me 19 mars, parashihet që blerja do të kushtoi 20 mijë euro.
Ndërsa furnizimi me vaj dhe sprej për pastrimin e armëve do të bëhet për tri vitet e ardhshme. /INFOKUSI.COM/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera