Lajme

20 mijë euro dhe 6 kamionë me mallra, Deçani ia zgjatë duart Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 27 November 2019

20 mijë euro dhe 6 kamionë me gjëra, Deçani ia zgjatë duart Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook bërë të ditur se janë dhuruar 6 kamion veshmbathje dhe 20mijë e 580 euro për shqiptarët të cilët përjetuan tmerrin.

Këto mjete ka grumbulluar komuna e Deçanit për t ju dalur në ndihmë të mbijetuarve nga tërmeti në Shqipëri

-Advertisement-

Madje Ramosaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj të mërkure janë grumbulluar mjete buxhetore të cilat në orët e mbrëmjes do t’i dhurohen familjes Abazi, shkruan gazeta inFokus.
“Qytetarët e komunës së Deçanit sot kanë dhuruar 20.580€ dhe 6 kamion me veshëmbathje dhe gjëra ushqimore!

Ndërsa mjetet buxhetore që janë mbledhur sot nga ora 14:00 e deri në këto orë të mbrëmjes, do të dhurohen për familjen Abazi nga Gjilani, të cilët humbën dje dy djemtë e tyre!
Ju falenderoj përzemërsisht secilin nga ju për kontributin e dhënë! #MeTyShqipëri”, ka shkruar Ramosaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera