Sport

20 lojtarët më të vlefshëm në botë nën moshën 21 vjeçare (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 21 July 2017

Dele Alli është lojtari më i vlefshëm për moshën e tij, duke lënë prapa Mbappen, Asension e shumë të tjerë.

“Prime Time Sport” ka bërë një listë të gjatë prej 20 lojtarëve më të vlefshëm nën moshën 21 vjeçare dhe mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, shihet si talenti më premtues, i cili vlerësohet me 82.6 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Pas tij renditet Kylian Mbappe i Monacos me 61.7 milionë, derisa top pesëshja mbyllet me Ousmane Dembele (60.9 milionë), Leroy Sane (51.1 milionë euro) dhe Marco Asensio (42.7 milionë).

Lista prej 20 lojtarëve më të mirë është bërë sipas një studimi nga “Prime Time Sport”, duke u bazuar në moshën e tyre, pozicionin, klubin aktual, kontratat, vlera e tyre në treg (që kërkohen nga shumë klube evropiane), ndeshjet me ekipet Kombëtare, minutat e luajtura, lëndimet dhe teknikën që i bën të ndryshëm të gjithë, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Ja 20 lojtarët e rinj më të vlefshëm në botë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera