2 persona me AIDS në Kosovë, IKSHPK me mesazh vetëdijësues
Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 01 December 2020
Me 1 Dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje dhe njëkohësisht vazhdon të jet një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik.
Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Botën si dhe në Kosovë sipas IKSHPK-së është:
Thirrje për AKSION për të gjithë personelin dhe vendimmarrësit shëndetësor, liderët në komunitet, menaxherët e programeve të HIV-it dhe partnerët tjerë që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të HIV/AIDS-it
Në mbarë botën:
• Në fund të vitit 2019 rreth 38 milion njerëz ishin me HIV.
• Llogaritet se 1 në 5 njerëz që jetojnë me HIV nuk e dijnë se janë të infektuar.
• Deri tani nga HIV-i kanë ndërruar jetë 33 milion njerëz.
• Gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milion tjerë janë infektuar.
• Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).
• Infeksioni me HIV është i pashërueshëm. Megjithatë, terapia efikase antiretrovirale mund ta kontrollojë virusin dhe të ndihmojë parandalimin e bartjes së infeksionit tek njerëzit tjerë.
Ndikimi i infeksionit me COVID-19 tek personat me HIV është ende duke u hulumtuar. Personat me HIV janë të rrezikuar nga sëmundjet serioze nëse kanë vlera të ulta të qelizave imunitare CD4 dhe nëse nuk marrin terapi efektive antiretrovirale.
Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM.
Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV.
Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.
Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë.
Kampanja për vitin 2020 është me moton:
“Ta përfundojmë epideminë e HIV/AIDS-it: Qëndrueshmëri dhe Ndikim”
Mesazhet kryesore dhe thirrja për veprim:
• Përtëritja e luftës për t’i dhënë fund AIDS-it; është koha për të investuar, përtërirë dhe integruar shërbimet e HIV me kujdesin e gjerë shëndetësor.
• Përdorimi i shërbimeve inovative të HIV-it, për të siguruar kujdes të vazhdueshëm për personat me HIV gjatë pandemisë, p.sh. përshkrimi i terapisë për disa muaj.
• Angazhimi, përkrahja dhe mbrojtja e punëtorëve shëndetësor dhe atyre në komunitet gjatë ofrimit të shërbimeve për HIV dhe COVID-19.
• Dhënia e përparësisë grupeve vulnerabile. Ofrimi i vazhdueshëm i shërbimeve të HIV-it gjatë COVID-19 për fëmijët, adoleshentët dhe grupacionet e veçanta.
COVID-19 dhe HIV
Personat me HIV duhet të jenë shumë të kujdesshëm në respektimin e masave të përgjithshme për të shmangur infeksionin me COVID-19:
• Bartja e maskës,
• Mbajtja e distancës fizike,
• Mbajtja e higjienës personale dhe ambientit,
• Evitimi i udhëtimeve dhe tubimeve të panevojshme.
Në veçanti, duhet parapregaditur për infeksion të mundshëm, duke:
• Siguruar furnizim të mjaftueshëm (30-90 ditë) me barna për HIV.
• Vazhduar të merrni barnat për HIV, me që ato ndihmojnë që ta ruani sistemin imunitar.
• Mirëmbajtur stilin e shëndoshë të jetës (të ushqyerit e shëndetshëm, gjumë të mjaftueshëm së paku 8 orë në ditë dhe largimi nga stresi).
Solidariteti dhe ndarja e përgjegjësisë ndihmojnë ta luftojmë coronavirusin, përfundojmë epideminë e AIDS-it dhe garantojmë të drejtën për shëndet për të gjithë.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...