Sport

“2 milionë euro për çdo gol”, zbulohen shifrat e dështimit të Higuain

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 18 January 2019

Minutat e pakta të lojës në stadiumin “Mbreti Abdullah” nuk e ndihmuan Milanin e tij që të shmangte humbjen në finalen e Superkupës, por jo vetëm prej kësaj gjysmë-ndeshjeje, kuqezinjtë po mendojnë të shesin Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas që u mor me bujë për të rikthyer skuadrën milaneze në elitën e futbollit kontinental, po konfirmohet si një nga dështimet më të bujshme dhe këtë e konfirmojnë numrat.

Kur erdhi në merkaton e verës mes entuziazmit të tifozëve, u duk se Pipita do të ndihmonte në kualifikimin e Milanit në Ligën e Kampioneve, por tani do të kujtohet për oshilacionet e një gjysmë sezoni dhe transferimin e bujshëm dhe të çuditshëm që po finalizon drejt Chelseat.

-Advertisement-

Gonzalo Higuain i ka kushtuar Milanit 2 milionë e 187 mijë e 500 euro për çdo gol të shënuar. Prezenca e tij në fushë është paguar 800 mijë euro në çdo ndeshje dhe nëse kjo përkthehet në minutat e argjentinasit, 9.403 euro për çdo të tillë.

Bomberi latin ka shënuar 8 herë në 22 paraqitje dhe ky është rendimenti i tij më i keq, që kur zbarkoi në futbollin italian në verën e vitit 2013. Nëse statistikave i shtojmë dhe një përjashtim dhe një penallti të humbur, atëherë ndoshta gjysma e tifozëve të Milanit që duan ta shesin, kanë vërtet të drejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera