Lajme

2 mijë e 87 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 18 September 2020

Numri i të infektuarve me virusin korona në Kosovë, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të prekurve me COVID-19 ka shkruar në 14 mijë e 882.

Në 24 orëshin e fundit janë 43 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, 239 të shëruar si dhe tre të tjerë nuk kanë arritur që ta luftojnë këtë virus.

Virusi vdekjeprurës sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mori jetën e 607 personave.

-Advertisement-

Ndërsa, deri më sot 12 mijë e 188 persona arritën që të shërohen nga COVID-19.

Derisa, rast numri i rasteve aktive është 2 mijë e 87.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera