Lajme

2 mijë e 499 të vaksinuar kundër COVID-19, brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 23 November 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 2 mijë e 499 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.607.518 doza të vaksinës.

Me dozën e parë deri sot janë vaksinuar 850 mijë e 415 qytetarë, ndërkaq me të dytën 757 mijë e 103 qytetarë.

-Advertisement-

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 15 raste aktive me Covid-19, ndërsa janë shëruar tetë qytetarë, si dhe nuk ka asnjë rast të vdekjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera