Lajme

2 mijë e 324 vaksina anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 30 December 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 2 mijë e 324 vaksina anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 671 e 559.

-Advertisement-

880 mijë e 920 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës. Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera