Lajme

2 mijë e 300 euro për zarfe dhe aplikacione për Diasporën

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 25 May 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar 2 mijë e 300 euro për zarfe dhe aplikacione për ata që votojnë nga diaspora.

Në vazhdën e blerjeve për organizimin e zgjedhjet në vend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpenzoi mbi 2 mijë e 300 euro për të blerë zarfe e aplikacione për regjistrimin e rreth 19 mijë votuesve të mundshëm jashtë Kosovës.

Për këtë qëllim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës në vlerën prej 2 mijë e 320 eurove.

-Advertisement-

Me këtë aktivitet të prokurimit, KQZ-ja blen 25 mijë zarfe të formateve të ndryshme dhe rreth 19 mijë aplikacione për regjistrim të votuesve jashtë vendit.

Ky aktivitet i prokurimit është bërë me procedurë të hapur të kuotimit të çmimeve, ndryshe nga tenderi për tonerë dhe shtypje të listave përfundimtare për të cilin KQZ-ja kishte përdorur procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit. /Kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera