Lajme

2 mijë e 285 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 02 December 2021

2 mijë e 285 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 619 mijë e 802.

-Advertisement-

856 mijë e 150 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ndërsa, mbi 760 mijë persona kanë marrë të dy dozat.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës. Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është thënë nga MSH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera