Lajme

2 mijë e 222 vetura me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 22 November 2023

Që nga 1 nëntori, 2 mijë e 222 vetura me targa ilegale në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

-Advertisement-

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Çështja e heqjes së targave, që Serbia lëshon për qytetet e Kosovës, ka shkaktuar një sërë krizash në dy vjetët e fundit, si dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera