Lajme

2 mijë e 103 vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 09 January 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 2 mijë e 103 vaksina kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 692 mijë e 762.

-Advertisement-

884 mijë e 516 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës. Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera