Lajme

195 persona do të votojnë përmes ekipeve mobile në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 14 November 2021

Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

Menaxheri i qendrës më të madhe në Gjilan Ferid Shabanin, dha detaje lidhur me procesin e votimit.

-Advertisement-

Ai tregoi se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në kohë të rregullt, ndërsa 195 persona pritet të votojnë përmes 7 ekipeve mobile, teksa vetëm një nga pesë persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ka shprehur interesim për të votuar.

“Përmes ekipeve mobili Komisioni Komunal Zgjedhor do të ofroj shërbimin e votimit 195 votuesve përmes 7 ekipeve mobileve, 5 persona me COVID-19 vetëm njëri prej tyre ka shfaqur dëshirën për të votuar dhe të njëjtit do t’i shkoj ekipi mobil. Në komunën e Gjilanit të drejtë vote kanë mbi 101 mijë votues, sa i përket të drejtës së votës personat në ditën e zgjedhjeve në raundin e dytë mbushin 18 vjet dhe për shkak krijimit të listës përfundimtare që në raundin e parë të njëjtit duhet t’i mundësohet të votojë me kusht dhe këta persona nuk mund të votojnë në mënyrë të rregullt por me kusht”, tha Shabani për T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera