19 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 03 February 2019
Të dielën janë bërë plot 19 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ku të ashtuquajturit ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.
KMLDNj e kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare.
Ndryshe, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000 janë vrarë, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.
Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin, Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë, ndërsa, Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Të tjera
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...