Lajme

19 vjeçarja në Gjilan raporton se u dhụnua nga shoku i saj në një villë

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 21 October 2024

Në një villë në Novobërdë, ku dyshohet se u dhunua një vajzë. Viktimë është një 19-vjeçare, e cila raportoi se është dhunuar nga shoku i saj.

Siç ka mësuar Sinjali, rasti ndodhi në një villë ku viktima, personi i dyshuar dhe shokë e shoqe të tjerë shkuan së bashku për të kaluar kohë.

Gjatë periudhës sa ata kanë qëndruar në villë, njëri prej tyre po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, pa dëshirën e saj.

-Advertisement-

Bazuar në dëshminë e vajzës dhe rrëfimit që e ka dhënë, ajo dhe miqtë e saj kishin shkuar të dehur atje, pasi fillimisht kanë qëndruar në një lokal në Gjilan.

Të njëjtat burime thonë se pasi rasti i dhunimit dyshohet se ndodhi, i dyshuari e ka dërguar viktimën në Gjilan dhe e ka lënë diku në një rrugë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa vajza është dërguar për ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera