Lajme

19-vjeçari plagos me thikë gjyshërit e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 12 October 2017

Një 19-vjeçar plagosi sot me thikë gjyshërit e tij, pranë zonës së Freskut, në Qesarakë.

Dyshohet se Beniamin Kaso ishte nisur t’i vriste gjyshërit e tij, Shaban dhe Hajrie Aga, 80 e 77 vjeç.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Deliu”. Dy të moshuarit dhe nipi i tyre, nisën të debatonin fare pranë pallatit ku ata banonin në këtë zonë.

-Advertisement-

Më pas, nipi 19 – vjeçar me një thikë ka goditur gjyshen e tij, Hajrien dhe më pas ka kanosur edhe gjyshin Shaban Agajn.

Dy të moshuarit mbetën të plagosur rëndë dhe u transferuan në Spitalin e Traumës, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

I pyetur nga policia në momentet e para, Beniamin Kaso, iu tha hetuesve se e kishte kryer krimin, pasi gjyshërit e kishin fyer duke e quajtur budalla. Që prej ndarjes së prindërve të tij, Kaso jetonte herë pas here tek gjyshërit, por edhe me nënën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera