19 vite nga rënia e Imer Shala-Rrapinit
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 07 April 2018
Familjarë dhe qytetarë të shumtë kanë nderuar veprën e dëshmorit, Imer Shala i njohur si Rrapini, në shënimin e 19 vjetorit të rënies heroike të tij.
Për nder të veprës dhe sakrificës së tij, në fshatin Miradi e Epërme nga vjen Imeri,me 28 nëntor 2011 është zbuluar edhe busti i dëshmorit dhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, pati premtuar gjatë fushatës elektorale se shkolla fillore e fshatit ku lindi ‘Rrapini’ do ta merr emrin e tij, por ky premtim akoma nuk është realizuar dhe familjarët e Imer Shalës ndihen të indinjuar nga kjo komunë.
Imeri gjatë gjithë jetës së tij është veçuar për atdhedashurinë, pasi që nga 1996 kur kthehet nga Sllovenia, ai akuzohet nga UDB-ja se gjoja ka djegur kurorat e varrezave serbe në fshatin Miradi dhe ka vuajtur dënim në burgun e Prishtinës dhe Smerkovnicë.
Më pas, në fillim të vitit 1998, ai së bashku me vëllain Xhaferin kthehen në Kosovë nga Maqedonia dhe në pranverën e këtij viti Rrapini i bashkohet UÇK-së në Terpezë dhe Novoselë të Malishevës në njësitin e komandant ‘Çelikut’, duke sistemuar në Shtabin lokal të Kleçkës në muajin qershor.
Imer Shala më pas kalon në pikën e Fushticës së Ulët dhe në muajin korrik kthehet në Grykën e Llapushnikut për ta mbrojtur atë nga sunduesit serb.
Në të njëjtin vit, në muajin shtator, Rrapini kalon në Zonën Operative të Llapit dhe deri në shkurt të vitit 1999 merr pjesë në gjitha luftimet që u zhvilluan në këtë zonë.
Pas kësaj periudhe, Imer Shala rikthehet në Drenicë dhe inkuadrohet në radhën e Brigadës 111 ‘Adem Jashari’ dhe së bashku me shokët e kësaj Brigade bie heroikisht në fshatin Abri.
Rënia e tij u bë edhe më heroike kur ai u përpoq që ta tërhiqte trupin e pajetë të shokut të tij, Xhevat Demaku, por që fatkeqësisht pëson të njëjtin fat sikurse miku i tij.
Po ashtu, në këtë përkujtim të 19-të u mbajt edhe një turnir futbolli.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...