19 vende në Evropë në rrezik ekstrem nga zjarret, mes tyre edhe Shqipëria
Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 21 July 2022
19 vende evropiane janë në alarm të rrezikut ekstrem nga zjarret, në një hapësirë që shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në jugperëndim deri në Shqipëri dhe Turqi në juglindje, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.
Ndërsa vala e të nxehtit të Evropës lëviz drejt lindjes, zjarret kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke mbuluar me tym pjesë të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë e Greqisë.
Ndërsa Gjermania, Hungaria dhe Italia janë goditur me temperatura të larta prej më shumë se 38 gradë.
Dita e sotme shënoi pak lehtësim për Mbretërinë e Bashkuar , ku temperaturat u ulën nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 40.3 C të martën.
Por disa zona rezidenciale rreth Londrës u lanë në gërmadha pasi zjarret shpërthyen nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit, duke futur shërbimin e zjarrfikësve në një krizë që nuk ishte që nga lufta e dytë botërore.
Por i nxehti përvëlues nuk po djeg vetëm Evropën. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes, pasi vala e të nxehtit që nuk tregon shenja ngadalësimi po pjek rajonet jug-qendrore të vendit.
Edhe në Kinë, miliona qytete me popullsi të dendur po përjetojnë nxehtësinë ekstreme. Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, të paktën 31 qytete kineze lëshuan paralajmërimin e dytë më të lartë të alarmit portokalli, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 37 gradë Celsius në 24 orët e ardhshme.
Të tjera
-
FSK nga 16 dhjetori me staf të ri kuzhinierësh, thotë ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka f...
-
Drenasi, kampione në Grantin e Performancës Komunale, për herë të gjashtë radhazi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna që udhëhe...
-
Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbas...
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj tre personave për ryfshet, sekuestrohen 25 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tre personave për keq...
-
Qeveria nesër e mban mbledhjen, por edhe pritjen e fundvitit me përfaqësues të medieve
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. ...
-
Pesë gazetarë të Gazës u vrạnë nga një sụlm izraelit që synonte një grup të armatosur
Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë n...
-
“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston
Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshil...
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...