Lajme

19 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 23 December 2020

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 100 pacientë me Covid-19.

Prej tyre 4 janë në respiratorë, 66 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përmes, një postimi në faqen zyrtare të spitalit në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë.

-Advertisement-

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 168 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 21 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera