Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 26 January 2025
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Context” në ATV, është zotuar se sapo ta marrë postin e kryeministrit do t’i rris pagat për 50 për qind, kurse pensionet për 70 për qind.
Ai në këtë emision i sqaroi gjërë e gjatë se si do të bëhet rritja e pagave dhe pensioneve.
“Unë e kam premtim të lartë edhe qëndroj mbrapa. Edhe kom deklaru publikisht, nëse pagat nuk rriten deri më 31 dhjetor të këtij viti, më 1 janar të vitit të ardhshëm nuk jam kryeministër. Nuk rri në zyre, s’kam nevojë. Pagat do të rriten në fillim të mandatit 50% për të gjitha kategoritë që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës, në përjashtim për pozitat politike që kanë paga më të larta dhe normalisht që nuk është e njëjtë rritja sikur dikush që e ka bazën e pagës 600 euro si dikush 1000 euro. Prandaj e ka logjikën e vet edhe e ka shpjegimin e vet. Po për mësues, mjekë, profesor, arsimtar, zjarrfikës, polic, ushtar, shërbyes civilë do të jetë rritje për 50 për qind. Dhe kjo e ka koston e vete, normalisht që e ka koston. Do të rriten edhe pensionet. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe do të përshkallëzohen. Çka nënkupton kjo, është vendosur një standard 15 vjet për me e fitua të drejtën e një pensionisti kontributdhënës, ka njerëz që e kanë humbur këtë të drejtë për 1 javë ditë dhe është e padrejtë dhe kjo do të përshkallëzohet dhe nëse me 15 vjet ti e merr 100 për qind, me 15 vjet ti e merr 95 për qind, me 13 e merr 90 për qind dhe secili do të përfitojë. Dhe pensionet bazike apo pensionet e moshës do të rriten 70 për qind. Do të rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët 50 për qind. Do të rriten pensionet edhe për të gjitha kategoritë e tjera të cilat përfitojnë një lloj pensioni, pagese prej buxhetit të shtetit, familjet me asistencë sociale, personat paraplegjik e tetraplegjik, personat e verbër, viktimat e dhunës seksuale, pensionistët e parakohshëm të Trepçës, TMK-së, FSK-së, e të gjitha kategoritë e tjera”, sqaroi në detaje Hamza.
Ai u zotua se me çdo kusht do ta realizojë këtë premtim dhe siç theksoi Hamza, vetëm vdekja mund t’ia ndalojë një gjë të tillë.
“Të gjitha këto do të bëhen në të njëjtën kohë me pagat, në fillim të mandatit, në muajt e parë të mandatit, por kjo duhet të bëhet me ligj. Sepse duhet me u rishiku ligji për ndarjen buxhetore për vitin 2025, me u reflektu në ligj dhe në momentin kur ligji kalon procedurat. Po dita e parë e punës, ditën e parë të punës do ta fillojë me plotësim ndryshimin, rishikimin e buxhetit për vitin 2025 me i akomodua këto premtime të cilat jam duke i bërë tash gjatë fushatës elektorale. Kemi premtuar edhe në të kaluarën, m’kanë thënë që nuk bëhen, m’kanë thënë që nuk të len FMN-ja, i kam bërë edhe kësaj radhe do t’i bëj. Edhe kësaj radhe, veç një punë mundet me ma ndal, veç vdekja, se kam me i bërë”, potencoi Hamza .
Të tjera
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...
-
Për gjashtë ditë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt
Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. ...
-
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë...
-
PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e minis...
-
Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Novolani në këmbë për ndryshim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar n...
-
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bash...
-
Jeta Rafuna: Peja zemra e LDK-së, mbrëmë e vulosi fitoren tonë
Kandidatja për deputete me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Momenti kur me këmbë e duar të prangosura, Naim Murseli rikthehet në burg pas shtyrjes së seancës së sotme
Sot seanca fillestare e cila parashihej të mbahej për vrasjen e Liridona Adem...
-
Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë d...
-
Shtyhet seanca për vrạsjen e Liridona Ademit, kjo është arsyeja
Ende pa nisur është shtyer seanca e parë që po pritej të mbahej sot për vrasj...
-
IPK tregon shkakun e aksidentit në Skenderaj ku mbetën të vdẹkur tre persona
Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitr...
-
Nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrạsjen e Liridona Ademajt
Ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sot në...