Fokus

Nis seanca për sụlmin tẹrrorist në Banjskë, momenti kur të akuzuarit hyjnë në sallë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 09 October 2024

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj 45 të akuzuarve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Tashmë në seancë kanë arritur edhe tre prej të akuzuarve të cilët u arrestuan në shtator të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Infokus

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq.

-Advertisement-

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”

Ndiqni momentin kur të akuzuarit hyjnë në sallë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera