Lajme

1800 euro në muaj, shqiptari dënohet me 4 vjet burg për trafik droge

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 06 June 2017

Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar një shtetas shqiptar me katër vjet burg për akuzën trafik droge.

Mësohet se shqiptari 36-vjeçar, përgjatë tetë muajve ka shitur në Emmen të Lucernit heroinë me vlerë prej rreth 260 mijë frangash.

 Trupi gjykues ka arsyetuar se dënimi relativisht i ulët që i është dhënë të akuzuarit përkundër shkeljeve të shumëfishta dhe të ndryshmeve të ligjit, ka të bëjë me sjelljet e tij të mira gjatë procesit të zhvilluar ndaj tij, transmeton albinfo.ch.

Personi i përmendur i cili jetonte si i papunë dhe me borxhe, qe “punësuar” në Shqipëri për të shitur drogë në Zvicër.

-Advertisement-

Në muajin maj të vitit 2015 ai kishte ardhur në Zvicër për këtë qëllim dhe kishte filluar me shitje të drogës që në verën e atij viti. Prej atëherë deri në muajin mars të vitit 2016 kur është kapur, ai ka shitur 7-8 kilogramë heroinë.

Për punën që bënte, atij i paguhej nga bosët e tij një pagë mujore prej 2000 frangash (rreth 1800″>1800 euro) që i dërgohej në Shqipëri ndërsa i mbuloheshin edhe shpenzimet e jetës në Zvicër.

Ai e ka pranuar veprën dhe me këtë, vendimi gjyqësor është bërë i plotfuqishëm. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera