Lajme

180 qytetare në Prizren u gjobiten për mos respektimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 November 2020

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo gjatë këtij aktiviteti nuk ka pasur ndonjë parregullsi, por njësit policore gjatë ditës së enjte rreth Policia rajonale e Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve te cilët nuk i kanë respektuar masat, më saktësisht mos bartjen e maskave.

“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë. Lidhur me aktivitetin e datës 19. Nëntor 2020  do i bashkëngjisim edhe disa foto ku shihet se qytetarët dhe bizneset ne komune e Prizrenit janë duke i zbatuar masat  e Qeverisës se republikës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera