Lajme

18 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 11 June 2017

Para 18 vitesh, më 11 qershor të vitit 1999 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Kumanovës me anë të së cilës iu dha fund dhunës serbe në Kosovë, si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.

Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor të po atij viti.

 Ajo u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera