Lajme

18 vjeçarja piu fostoksinë dhe ndahet nga jeta tragjikisht

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 10 November 2023

Eralda Rama 18 vjeç me banim në Koplik i ka dhënë fund jetës së saj dje në mënyrë tragjike. E reja ka konsumuar fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ajo është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’ia dalë.

Shkaqet që e çuan të renë të ndërmerrte këtë akt të rëndë për jetën nuk janë bërë ende me dije.

-Advertisement-

“Mesditën e djeshme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Indeksonline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera