Lajme

18 vjeçari kosovar aksidentohet në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 15 April 2019

Një kosovar është aksidentuar në Zvicër e sipas Blick, aksidenti ka ndodhur dje kur një BMW 3 u përplas në Aargau, si pasojë e shpejtësisë së madhe.

“18 vjeçari i kishte dhënë shumë gaz veturës, kështu që ai po qarkullonte në rrugë të lagësht ku më pas shoferi humbi kontrollin e veturës me shumë kuaj fuqi. Makina është përplasur më pas me dy rimorkio që po qëndronin pranë saj. Makina dhe dy rimorkiot kanë pësuar dëme materiale”, thuhet në raportimin e Blick,

Përveç 18 vjeçarit kosovar, në ulësen tjetër të veturës ishte edhe një femër 19 vjeçare.

-Advertisement-

Për fat të mirë dyshja nuk pësuan lëndime trupore, por gjatë regjistrimit të veturës në Aaragau doli s e shoferi kishte vetëm një leje mësimi, e cila u morë prej tij.

Ndërsa 19 vjeçarja që po udhëtonte me të kishte  patentë shoferi në gjyq prej një viti dhe nuk kishte të drejtë vozitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera