18-vjeçari braktisi shkollën e mesme, tani është milioner falë ‘Bitcoin’
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 24 June 2017
Imagjinojeni të jeni milioner në moshën 18 vjeçare. Ka shumë gjëra që do të mund t’i bënit në jetë me 1 milion euro, duke qenë kaq i ri – sa që nuk do ta shihnit të arsyeshme ta vazhdonit shkollimin.
Erik Finman e ka këtë ndjenjë, pasi u ishte betuar prindërve të tij se nëse do t’i bënte 1 milion euro deri në moshën 18 vjeçare, nuk do të shkonte në universitet.
Duke arritur një pasuri të tillë në një moshë kaq të re, Erik është një nga storjet e fundit të suksesit që po del nga rritja dramatike e vlerës së Bitcoin, transmeton Gazeta Express.
Eriku la shkollën e mesme kur ishte 15 vjeç dhe investoi në monedha virtuale – Bitcoin – 7 vite më parë, në kohën kur këto monedha vlenin më lirë se një palë këpucë.
Muajin e kaluar, Bitcoin pati festën “Bitcoin Pizza Day” – ditën kur 10,000 bitcoinsa ishin përdorur për të blerë dy pica. Sot, një bitcoin vlen rreth 2,500 dollarë.
Disa analistë besojnë se brenda 10 vitesh, një bitcoin do të vlejë 10,000 dollarë dhe duke e pasur parasysh se Finman ka 403 bitcoina, ai është rrugës për të bërë një pasuri të madhe.
Për momentin, ai ka aksione në lerë prej 1 milion dollar. Ai ka investuar gjithashtu edhe në monedha të tjera virtuale si ‘litecoin’ dhe ‘ethereum’.
Duke e pasur parasysh se Bitcoin-it i është rritur vlera kaq shpejt, pse Finman e la shkollën për t’u fokusuar në këtë monedhë? Mos ai di diçka që ne nuk e dimë?
Në të vërtetë jo, nëse ajo çfarë ai tha për CNBC është e vërtetë. “Personalisht, unë mendoj se Bitcoin do të vlejë qindra mijëra e deri miliona dollarë për monedhë”, tha ai.
E gjitha filloi kur ai mori një dhuratë nga gjyshja e tij në shumë prej 1,000 dollarësh, para këto të cilat ai i harxhoi në Bitcoin. Më pas, dy vite më vonë, monedhat që i kishte blerë i sollën atij 100,000 dollarë.
“Mësuesit në shkollë ishin disi negativë”, tha ai. “Një mësues më tha që nëse e lë shkollën do të përfundoj duke punuar në McDonald’s sepse kjo ishte ajo çfarë do të bëja pastaj për gjithë jetën time”, shtoi ai.
Ai themeloi më pas edhe një kompani edukimi të quajtur Botangle më 2015, dhe mori ofertë që ta shiste kompaninë për 100,000 dollarë ose 300 bitcoina. Ai zgjodhi Bitcoin, kur vlente vetëm 200 dollarë një, transmeton Gazeta Express.
Finman tha se nuk mendon t’i kthehet shkollimit dhe se preferon të mësojë në punë. Ai tha: “Mënyra se si sistemi i arsimit është i struktura tani, nuk e preferoj. Nuk funksionon për askënd. Do t’jua rekomandoja internetin, ku i tëri është falas. Mund të mësosh miliona herë më shumë nga YouTube dhe Wikipedia”.
Erik tani jeton një jetë krejt ndryshe nga gjenerata e tij, falë Bitcoin.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...