Lajme

18 shtetas të huaj viktima të sulmit në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 18 August 2017

Tre shtetas gjermanë dhe një belg ishin mes viktimave që shkaktoi furgoni të enjten në La Rambla të Barcelonës.

Franca ka raportuar se 26 nga të lënduarit janë qytetarë të saj. Agjencia e Mbrojtjes Civile spanjolle ka konfirmuar se 18 të kombësive të ndryshme janë vdekur dhe të plagosur. Në mesin e viktimave ka edhe të mitur, shkruan El Pais.

Deri më tani nuk ka ndonjë emër për viktimat e sulmit, i cili la 13 të vdekur dhe qindra të plagosur, 15 prej tyre janë në rrezik për jetë, ndërsa 50 kanë lëndime më të vogla, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Tani për tani, autoritetet spanjolle kanë detajuar vetëm se ka viktima nga të paktën 18 vende : Gjermania, Argjentina, Australia, Kina, Belgjika, Kuba, Franca, Spanja, Holanda, Hungaria, Peruja, Rumania, Irlanda, Greqia, Maqedonia, Italia dhe Venezuela, ndër të tjera, pa specifikuar nëse ata janë plagosur apo të vrarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera