Lajme

18 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 21 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.

Në total numri i rasteve aktive është 510”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera