Lajme

18 mijë e 148 persona në Kosovë janë infektuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 27 October 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.Numri i rasteve aktive është 2.332. ndërsa numri i personave të shëruar ka arritur në 15.150.
Gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur jetën duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 666 viktima.

Po ashtu IKSHPK dje njoftoi se për 24 orë 62 pacientë janë shëruar teksa 205 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera