Sport

18 kartonët e kuq të Ramosit në La Liga (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 22 August 2017

Sergio Ramos tashmë është ndëshkuar 18 herë me karton të kuq në La Liga.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos u ndëshkua  me karton të kuq në ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligas, e cila u zhvillua në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas.

Ramos kështu është barazuar me ish lojtarin e Sevillas, Pablo Alfaro dhe atë të Real Zaragozas, Xavi Aguado, si futbollistët me më së shumti kartonë në histori të La Ligas.

Ramos në total ka marrë 23 kartonë, duke përfshirë edhe ata në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera